Selena Gomez vendos të dhurojë veshjet dhe ju mund t’i fitoni shumë thjesht!

Showbiz

sel fustan
Selena Gomez njihet për bamirësitë që bën dhe sidomos kohët e fundit. Fillimisht këngëtarja rrëfeu se ishte vullnetare në një organizatë jofitimprurëse kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Dhe tani ajo dëshiron të dhurojë për ndjekësit një prej fustaneve të gardërobës së saj.

 640 0 5ba74c609ecc5

Këngëtarja tregoi dje në Instastory një fustan me pupla të gjelbra dhe me temina duke u shprehur: “Ky është fustani që kam veshur në videoklipin e këngës ‘Back to You’ dhe dua t`ia dhuroj dikujt. Kështu që nëse e doni më thoni dhe do t`jua dërgoj, pasi qëndron në dollapin tim dhe nuk është përdorur më.”Dhe nëse doni ta bëni atë fustan tuajin, thjesht shkruajini në DM Selenës, sa më parë!

 640 0 5ba74c600e7fe