Kujt ia merrte mendja? Enca ditka të këndojë në çdo gjuhë!

Showbiz

enca again
Enca ka arritur të ketë sukses edhe jashtë kufijve, falë dashurisë që fansat e huaj kanë për të. Këngëtarja shqiptare ka dhënë koncertin e saj të parë në Kurdistan, ku është pritur mjaft mirë nga të gjithë adhuruesit e muzikës së saj. Enca ka treguar se ka marrë dhurata pafund prej tyre dhe madje ka dhënë disa intervista në televizionet kurde. Përveçse ka marrë shumë dashuri nga fansat, Enca di dhe se si t’ju bëjë qejfin.

Së fundmi ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke kënduar një pjesë të shkurtër në gjuhën kurde. Siç dallohet nga videoja edhe prezantuesi duket shumë i surprizuar nga këngëtarja shqiptare. “Ju premtova që mund të këndojë në çdo gjuhë”, – ka shkruar Enca me shaka bashkangjitur videos.Nuk dimë nëse këngëtarja di vërtet të flasë gjuhën kurde, por është e sigurt se të gjithë ndjekësit e saj të Kurdistanit duhen të kenë mbetur shumë të kënaqur.