Kylie Jenner ‘braktis’ xhirimet e ‘Keeping Up With The Kardashians’!

Showbiz

kyliejenner323

‘Trailer-i’ i ri i ‘Keeping Up with The Kardashians’ sapo është publikuar dhe të gjithëve na e merr mendja që do të flitet shumë mbi skandalin e tradhtisë së Jordyn Woods dhe Tristan Thompson, pasi mësuam se Khloe po qante.Kylie ishte shumë e përfshirë në gjithë këtë skandal, pasi Jordyn ishte shoqja e saj e ngushtë, me të cilën ndante dhe shtëpinë.

kylie hair

Sipas ‘UsWeekly’, Kylie ishte shumë keq dhe nuk mund të qëndronte përpara kamerave. “Ajo ishte shumë e mërzitur dhe thjeshtë nuk donte të përballej me këtë situatë”, shkruan revista. Sipas tyre, kjo është dhe arsyeja pse Kylie nuk mori pjesë në xhirimet e emisionit, por është mësuar se është kthyer sërish. Gjithashtu, egziston mundësia që Kylie të flasë në lidhje me skandalin. Deri atëherë na mbetet vetëm të presim!