Kylie Jenner shtatzënë për herë të dytë? Ja si qëndron e vërteta

Showbiz

Ditën e djeshme në media qarkulloi lajmi se 21-vjeçarja, Kylie Jenner ishte në pritjen e ëmbël për herë të dytë. Shkak për këto aludime u bë një video e ditëlindjes së Khloe Kardashian ku dëgjohej një zë që pëshpëriste nga pas dhe thoshte se është shtatzënë. Por me sa duket lajmet kanë mbetur në kuadër të thashethemeve pasi burime të afërta pranë 21-vjeçares i kanë hedhur poshtë të gjitha.