Kylie ka një përgjigje epike për bloggeren që e akuzoi se e ka kopjuar

Showbiz

Kylie Jenner ka nisur pushimet dhe ditën e djeshme ajo publikoi në ‘Instagram’ një foto, në të cilën shihej totalisht e zhveshur vetëm me një kapele të madhe në kokë. Pavarësisht se fotoja mori shumë pëlqime nuk mungoi edhe një akuzë. Bloggerja e njohur Amanda Ensing është shprehur se Kylie e ka kopjuar për realizmin e fotos. Amanda ka komentuar direkt në foton e Kylie-t për t’ja vënë në dukej këtë gjë. “Kjo foto duket shumë familjare”, ka shkruar bloggerja. Kylie e ka parë këtë koment dhe menjëherë i është përgjigjur duke e lënë pa fjalë Ensing. “Sipas Kim K. ti nuk je fare në listën time, por unë u inspirova nga Pinterest”, shkruante Kylie. Menjëherë pas këtij komenti, ajo ka marrë mbështetjen e gjithë fansave të saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ???????????????????????? ???????????????????????? (@amandaensing) on