Kylie nis planifikimin për fëmijën e dytë!

Showbiz

kyliw beb
Kylie Jenner dhe Travis Scott u bënë prindër të një vajze shkurtin e vitit që shkoi dhe e pagëzuan me emrin Stormi. Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga ditëlindja e parë e së voglës, ylli televiziv i ‘Keeping up with Kardashians’ është arratisur në një destinacion tropikal së bashku me të bijën. Por kjo nuk është e vetmja e re që vjen nga familja më e famshme në botë.

Screenshot 12 5

Sipas raportimeve nga ‘People’, Kylie dhe Travis dëshirojnë një tjetër fëmijë. “Travis ka rregulluar oraret dhe angazhimet që të kalojë sa më shumë kohë me partneren e tij dhe Stormin. Ka shumë mundësi që një tjetër fëmijë të vijë në jetë së shpejti. Të dy kanë dëshirë t’i japin një motër ose vëlla së voglës”,-shprehen burime pranë çiftit.Siç duket Kylie dëshiron një familje të madhe dhe këtë ëndërr pritet ta realizojë shumë shpejt. E vogla Stormi do të festojë 1-vjetorin e lindjes në 1 shkurt të këtij viti.

Screenshot 13 5