Lady Gaga, këshilla “magjike” mbi dashurinë

Showbiz

lady gaga keshilla magjike mbi
“Shko lexo tweet – in që Gaga më postoi mua pak muaj më parë. Është fatsjellës në dashuri, sepse nuk është një tweet, por një formulë magjike”, shkruajti Swift.
Zmadho fotografinë
Lady Gaga, këshilla “magjike” mbi dashurinë

Taylor Swift ka zbuluar një dhunti të panjohur të Lady Gaga-s.

Sipas këngëtares 25 – vjeçare, Gaga e ka ndihmuar atë që të gjejë lumturinë me Dj. e famshëm Calvin Harris.

Swift e zbuloi këtë, teksa i ktheu përgjigje një fansi në Twitter, i cili kërkonte këshillë për të gjetur dashurinë.

“Shko lexo tweet – in që Gaga më postoi mua pak muaj më parë. Është fatsjellës në dashuri, sepse nuk është një tweet, por një formulë magjike”, shkruajti Swift.

Këshilla “magjike” së cilës i referohet ylli i pop –it daton në muajit Mars, kur Gaga, duke e falenderuar Swift për komplimetat që i kishte bërë për performancën në Oscar, shkruajti:

“@taylorswift13 Je e mrekullueshme. Jeta është miq, familje dhe dashuri. Të gjithë ne e shohim këtë tek ty, princi jot i kaltër do të vijë”, shkruajti artistja 29 – vjeçare, e cila nga ana e saj është e fejuar dhe e lumtur me aktorin Taylor Kinney.