Lady Gaga përballet me ish të fejuarin…

Showbiz

Tre ditë më parë përfaqësuesit e Lady Gaga konfirmuan ndarjen e saj nga i fejuari, Christiano Carino. Pas ndarjes dyshes i është dashur “të bashkohet” sërish për shkak të një eventi. Lady dhe Christiano ishin të ftuar në festën e “Creative Artists Agency”, ku Carino është i punësuar. Një burim ka treguar për ‘The Sun’ se Christiano thjesht e përshëndeti këngëtaren dhe më pas u largua për në një vend tjetër.

gaga e1551048246607

Dyshimet për një krisje në marrëdhënie mes të dyve nisën pasi Gaga u pa në ndarjen e çmimeve “Grammy” pa unazën e fejesës në gisht.Këngëtarja e njohur tashmë është sërish beqare, por fansat e saj mendojnë se ajo ka nisur një lidhje të re me aktorin, Bradley Cooper. Lady dhe Bradley janë protagonistë të filmit “A star is born” dhe aty treguan se mes tyre ka shumë kimi.