Lady Gaga qan gjatë intervistës, rrëfen ndarjen me të fejuarin

Showbiz

gregregggeg

Prej muajsh Lady Gaga ka prishur fejesën me Taylor Kinney. Lidhja e tyre pesë vjeçare pati një fund të dhimbshëm. Në një intervistë për emisionin e së dielës në CBS, ylli i muzikës pop foli për herë të parë rreth arsyes së ndarjes nga Kinney.

“Unë mendoj se gratë duan fuqishëm. Ne i duam burrat. Duam me gjithçka që kemi”, tha ajo. “Nuk po përpiqemi t’ju bëjmë të dukeni më pak burra. Duam që të na doni aq fort dhe aq shumë sa ne ju duam juve”.

Pas kësaj Lady Gaga vijoi duke shpjeguar sfidat e të jetuarit në qendër të vëmendjes dhe pranoi se ka hequr dorë nga privatësia dhe liria e saj.

“Jam e vetëdijshme që kur kaloj pragun e shtëpisë time, nuk jam më e lirë. Kur dal në rrugë, e di që në një farë mënyre i përkas çdo njeriu. Është e ligjshme të më ndjekësh, nuk mund të telefonoj policinë apo t’i kërkoj të largohem. U mendova gjatë dhe thashë ‘Nëse s’mund të jem e lirë atje jashtë, do të jem e lirë këtu brenda’, vazhdoi ajo duke iu drejtuar zemrës.

“Më mungojnë njerëzit. Më vjen keq”, vijoi artistja duke fshirë lotët.

“Më mungon të shkoj diku, të takoj një person të rastësishëm, t’i përshëndes dhe të flas për jetën. Unë i dua njerëzit”, mbylli Gaga intervistën për moderatorin e emisionit.