Lajme të mira: Angelina Jolie do t’i rikthehet…

Showbiz

ddfh

Kohët e fundit kemi dëgjuar vetëm lajme ndarjeje –bashkimi (e anasjella) për Angelina Jolie, e cila bashkë me ish-partnerin e saj Brad Pitt kanë sjellë një nga lajmet më të bujshme të Hollivudit. Ama, më në fund erdhi koha të flasim për lajme të mira për Jolie.

Një nga rolet e saj më të suksesshme ishte padyshim ai në filmin “Maleficient”, ku na duhet të pranojmë se aty Jolie ka dhënë 100% nga vetja.

Duket se ka ardhur koha ta shohim sërish Angelina-n në të njëjtin rol.

“Kemi filluar të punojmë për skenarin dhe gjithçka po shkon shumë mirë. Kemi pritshmëri të lartë për filmin e dytë”, – ka thënë Angeline Jolie në një intervistë ku ka konfirmuar “Maleficient 2”.

Ne jemi shumë kuriozë të dimë se çfarë do të na servirë Angelina këtë herë.

maleficent 1

 

Burimi:Blitz.al/