Ledri Vula surprizon të ëmën në ditën e lindjes!

Showbiz

vula2
Ledri Vula ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me mamanë e tij, Xheraldinën dhe këtë nuk heziton kurrë ta shprehë nëpër rrjete sociale. Ditën e sotme, ajo feston ditëlindjen dhe urimi i Ledrit ka qenë klasik, por shumë i ëmbël në të njëjtën kohë. “Happy Birthday Nin. Të dua”, ka shkruajtur reperi në foton ku Xheraldina dukej e rrethuar nga lulet.

Komentet kanë qenë nga më të ndryshmet, ku ka pasur urime nga personazhe të njohur dhe nga fansat e reperit. Teksa vetë Ledri ka zbuluar pseudonimin e nënës së tij, “Nin”, komentuesit i janë drejtuar me pseudonimin “vjehrrë”. Nuk e dimë ende se çfarë dhuratash ka marrë Xheraldina, por me siguri kjo është një nga ditët më të lumtura për të.