Nicki Minaj e ka vendosur të ‘shkatërrojë’ Drake: I bën DISS me këngën e re!

Showbiz

nicki drake
Para 6 orësh, Nicki Minaj publikoi këngën e re dhe u deshën vetëm disa minuta që fansat që analizonin çdo detaj të videoklipit. Sipas tyre, Nicki i ka bërë një diss shokut të saj më të ngushtë, reperit Drake.

Ndoshta nuk ka qenë ky mesazhi që Nicki ka dashur të transmetojë tek publiku, por të gjithë mendojnë se akrepi i ‘shkatërruar’ simbolizon Drake, duke qenë se albumi i tij i fundit titullohet ‘Scorpion’ (Akrep). Të gjithë kanë reaguar menjëherë në ‘Twitter’, por jemi ende në pritje të një reagimi nga Nicki apo Drake.