Liam Payne, i tjetërsuar në premierën e “All of those voices” të mikut të tij Louis Tomlinson

Showbiz

Artisti i njohur britanik, Liam Payne tronditi fansat teksa është shfaqur me një ndryshim drastik. Ylli 29 vjeçar i “One Direction”, po mbështeste mikun e tij, Louis Tomlinson në premierën e filmit të tij të ri “All of those voices” kur befasoi në tapetin e kuq. Fansat e tij patën reagime të shumta në rrjetet sociale sapo vunë re ndryshimin në portretin e tij. Në vitin 2021, Liam zbuloi se kishte fituar peshë pasi kaloi një ‘fazë të egër me mbingarkesë pijesh alkoolike e pilulash’.

 

Ai kishte treguar se kjo gjë iu kthye në ves edhe gjatë karantinimit për shkak të COVID-19. Pas kësaj periudhe, Liam punoi shumë për fizikun e tij, duke u rikthyer në palestër dhe duke reduktuar ndjeshëm konsumimin e alkoolit. Ai ka punuar shumë në karrierën e tij solo, por dëshmoi se nuk i ka harruar rrënjët e tij me prejardhje nga “One Direction”. Pavarësisht se ish grupi i djemve u nda në vitin 2016, Liam dhe Louis e kanë ruajtur miqësinë e tyre ndër vite.

Ndërsa Liam pranoi se nuk ishte shumë i afërt me Louis gjatë kohës kur të dy ishin natarë të grupit, ai rrëfeu se tani ai ishte ‘shoku i tij më i mirë’. “All Of Those Voices” i Tomlinson del në kinematë në mbarë botën nga 22 marsi.