Majk ndalon koncertin dhe bën veprimin më të bukur të mundshëm!

Showbiz

majk
Majk është një nga këngëtarët më të përfolur përsa i përket jetës së tij personale. Ka vetëm pak kohë që është bërë publike lidhja e tij e re, me vajzën që quhet Melita. Para disa ditësh, vetë Majk ka thënë se e dashura e tij duhet të jetë shumë e duruar me të, pasi këngëtari nuk ka një jetë të thjeshtë.

majk melita

Ajo duhet të jetë shumë e kuptueshme dhe jo ta pengojë në atë çka ai bën. E mesa duket, Melita i plotëson këto kushte dhe këtë e ka vërtetuar veprimi i fundit i Majk. Në koncertin e tij të fundit, këngëtari e ndaloi për një çast muzikën dhe thirri pikërisht Melitën në skenë. Aty, para të gjithëve, Majk i ka dhuruar një buqetë me lule dhe i ka shprehur dashurinë. Një gjest vërtet i veçantë apo jo?