NBA: LeBron James vazhdon të shkruajë historinë e NBA, kalon Michael Jordan!

Sport

lebron12

LeBron James ka dhuruar një tjetër performancë të shkëlqyer në ndeshjen që Cleveland Cavaliers, fituan me rezultatin 107-102 ndaj një kundërshtari të fortë si Neë Orleans Pelicans. “Mbreti” James ishte madje pranë realizimit të një tjetër “triple-double”, por u ndal me 27 pikë, 11 asiste dhe 9 zotërime të topit nën tabelë. Por pavarësisht kësaj, 33-vjeçari ka shkruar sërish historinë e NBA, pasi me pikët e realizuara në këtë ndeshje, ai kalon rekordin e Michael Jordan, që numëronte 866 ndeshje radhazi në të cilat realizonte 10 pikë apo më shumë.

lebron2

James është zyrtarisht në kuotën e 867 ndeshjeve radhazi, por që më shumë gjasa, me formën e shkëlqyer të yllit të Cavaliers, kjo seri do të vazhdojë të rritet deri pranë përfundimit të karrierës së tij. Hera e fundit që LeBron James nuk ka shënuar 10 pikë apo më shumë, daton në 5 janar të vitit 2007, ku në ndeshjen që Cleveland fitonte ndaj Milëaukee Bucks, ai realizonte vetëm 8 pikë. Kurse Michael Jordan, rekordin e tij e ka vendosur nga viti 1986, deri në vitin 2001. James kështu vazhdon të thyejë rekorde dhe provon çdo ndeshje se ai e meriton të konsiderohet si lojtari më i mirë i historisë së NBA.