Maroon5, sjellin në klip femrat më të suksesshme të showbiz-it!

Showbiz

maroon5

Grupi ‘Maroon5’ në bashkëpunim me reperen Cardi B kanë publikuar këngën me titull “Girls Like You”. Në klipin e këngës shfaqen vajza të famshme dhe me mjaft ndikim në botën e ‘showbizit’. Figura si, Jennifer Lopez, Camila Cabello, Ellen DeGeneres janë pjesë e tij dhe shfaqen në momente të ndryshme.

j lo adam

Së bashku me to është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila shfaqet në fund teksa kërcen nën ritmet e muzikës.

rita adam

Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe brenda një dite ka marrë më shumë se 1 milionë klikime.

camila adam

ellen adam