Martohen Gjiko dhe Elita, pamjet e para nga dasma e shumëpritur!

Showbiz

dasma gjiko
Sado u përpoqën ta ruajnë private të gjithë ceremoninë, pothuaj çdo hap nga festa e madhe që ka mbledhur të afërm, miq e të ftuar të shumtë, është postuar në rrjetet sociale e është bërë virale. Elita dhe Gjiko, mbrëmjen e djeshme kurorëzuan dashurinë në martesë, edhe pse kjo e fundit erdhi paksa e paplanifikuar.

 640 0 5ba574427ca53

Në fotot dhe videot e postuara në rrjet nga miqtë të pranishëm në dasmë, momenti më i bukur i dasmës, ai kur çifti i kanë premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme është përcjellë me emocion nga moderatorja dhe reperi, por po ashtu edhe nga të ftuarit që e kanë shoqëruar me duartrokitje këtë moment, duke përfituar nga rasti edhe ta regjistrojnë në aparatët e tyre.Çifti u kurorëzua nga kryetari i bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Elita është shoqëruar në altar nga i ati.

 640 0 5ba574317d322

 640 0 5ba562b4d3b82