Martohet në një dasmë ‘suprizë’ protagonistja e serialit “Nusja nga Stambolli”

Showbiz

Martohet në një dasmë surprizë, aktorja që i dha jetë ‘Syrejas’, protagonistes së serialit “Nusja nga Stambolli”! Në një kohë fare të shkurtër, vetëm një javë pasi Asli Enver kishte deklaruar se ishte dashuruar sërish dhe ndihej e lumtur, shtypi roz dhe të gjithë fansat e saj janë shtangur nga dasma e papritur e aktores!

Enver dhe i dashuri i saj prej pak kohësh, Berkin Gokbudak u martuan në një ceremoni për të cilën deri në çastin e realizimit, dihej shumë pak nga rrethi i ngushtë i aktores ose aspak nga fansat e saj.

U mësua se dasma e çiftit u urganizua në mesin e një rrethi të ngushtë familjar dhe  miqve të afërt. Duket se kjo dasmë e ardhur heshturazi, e krijoi zhurmën pikërisht për arsyen se askush nuk dinte asgjë për të!