Më në fund Elcin Sangu dhe Kivanc Tatlitug nis zyrtarisht xhirimet!

Showbiz

elcinjansijhs
Kohët e fundit ka qenë kryefjala e mediave turke, vështirësia për të gjetur një partnere për projektin e ri të Kivanç Tatlitug. Tashmë që kasti e aktorëve është zyrtarisht e kompletuar, kanë filluar pa humbur kohë xhirimet e para. Këto ditë, Elcin Sangu dhe Kivanc Tatlitug janë takuar dhe janë familjarizuar me njëri-tjetrin, duke u përgatitur kështu për kohën e gjatë që do kalojnë së bashku.

kivanc ttl

Sipas skenaristit dhe njëkohësisht drejtorit të produksionit Ali Aydin, projekti do të ketë një fillim të vrrullshëm. Të gjithë janë mbajft ambicioz dhe kanë pritshmëri tepër të larta për këtë projekt, por sesi do të jetë rezultati na mbetet ta zbulojmë vetëm në përfundim të tij. Seriali do të fillojë të shfaqet në muajin nëntor.