Me një foto të të treve, Anjeza Shahini tregon pse kjo është festa më e bukur për ta

Showbiz

Anjeza Shahini dhe bashkëshorti i saj kanë festuar 4-vjetorin e martesës së tyre. Por ky përvjetor është ndryshe nga të tjerët, se pse që prej marsit, familjes së tyre i është shtuar vogëlushja të cilën e kanë pagëzuar me emrin Tori.

Këtë vit ata festojnë të tre, e nëse në përvjetoret e deritanishme kanë festuar me qirinj e verë, këtë të vit duhet të çojnë vogëlushen në park si fillim dhe ky është bekimi më i madh për një familje.

Anjeza ka shkrepur një foto të të treve sot në mëngjes, të cilën e ka postuar në Instagram me mbishkrimin: “Duke festuar 4-vjetorin e martesës, këtë vit festojmë të tre”, duke mos na e zbuluar ende portretin e vogëlushes. Anjeza Shahini i dha fund beqarisë në mënyrë shumë private në shtator të vitit 2015 me  bashkëshortin e saj diplomat , Paul Edward Conolly.