Meghan Markle kthen mbrapsht ftesën nga ish e dashura e Princ Harryt…

Showbiz

Ish-e dashura e Princ Harry-t, Cressida Bonas u fejua disa kohë më parë me partnerin e saj Harry Wentworth Stanley dhe të gjithë janë duke menduar nëse duka i Sussex do të jetë prezent në dasmën e tyre.
Kjo sepse Bonas ishte prezente në dasmën mbretërore kur ish-partneri i saj kurorëzoi dashurinë me Meghan Markle dhe duket se Harry-t do i duhet t’i kthejë ‘nderin’.
Megjithatë burime pranë Markle kanë zbuluar se 38-vjeçarja dëshiron ta evitojë takimin me ish-të dashurën e princit dhe se nuk do të jetë prezente në ceremoninë martesore.
Nuk dihet nëse Harry do të mungojë gjatë këtij momenti, apo do të shkojë i vetëm, por kjo pritet të zbulohet në javët në vazhdim…