Meghan Markle refuzon të grimohet nga profesionistë ditën e dasmës, arsyeja përse zgjedh të lyhet vetë si Kate Middleton

Showbiz

maganinajaja

Më pak se pesë ditë na ndajnë nga ceremonia martesore e Princit Harry me Meghan Markle e deri më tani janë zbuluar jo pak detaje ! Megjithatë asgjë nuk po shkruhet rreth skuadrës së artistëve dhe grimierëve që do të rregullojnë Meghanin ditën e dasmës ! Kjo sepse sado të përpiqen gazetarët e tabloideve dhe revistave të huaja, një skuadër të tillë nuk do të ketë !
Njësoj si Kate Middleton, thuhet se dhe Meghan Markle do të lyhet vetë në ditën e saj më të rëndësishme. Një “i brendshëm” i Pallatit Mbretëror ka thënë për Express.co.uk. se Markle po refuzon të punësojë një artist makeup-i, duke u mjaftuar me ndihmën e dy mikeshave të saj që do të vijnë nga Amerika. Ata nuk janë profesioniste – vetëm mikesha të ngushta të nuses së ardhshme shkruan Express.co.uk. Markle duket se do të ndjekë këshillën e Katet në mënyrë që në këtë ditë ajo të jetë sa më pranë natyrales dhe të ndihet sa më mirë duke qenë se ceremonia do të ndiqet dhe do të shihet nga miliona njerëz.
E nga daljet e para publike në krahë të Harryt , mund të themi se Markle parapëlqen ngjyrat e tokës, një look natyral dhe aspak të ngarkuar ! Shpesh grimi i saj është aq i lehtë sa dhe qukat e saj janë të dukshme.