Miley Cyrus shtatzënë? Fotoja që bëri konfuzë të gjithë!

Showbiz

liam miley 13
Disa kohë më parë këngëtarja Miley Cyrus është fotografuar me barkun e rrombullakosur, duke shëtitur në rrugët e Los Angeles. Të gjithë filluan të flisnin për shtatzaninë e këngëtares me të fejuarin e saj Liam Hemsworth. Po ashtu, ditën e djeshme këngëtarja Miley Cyrus është fotografuar duke dalë nga një dyqan për rroba fëmijësh në Los Angeles. Mirëpo një burim pranë saj konfirmoi se Miley nuk është shtatzënë, ndonëse është parë në një dyqan për fëmijë.

mileyyy

“Ajo do donte të bëhej nënë një ditë. Ajo është e mirë,e ëmbël dhe i do fëmijët, por nuk kishte dalë për vete. Stomaku i saj është më i hollë se asnjëherë. Ajo është në formë të përkryer dhe nuk është e fokusuar që të krijojë tani familje. Miley dhe Liam kanë kaluar shumë kohë në shtëpinë që bleu në Tennessee”, tha burimi për Hollywood Life. Ndër të tjera shtoi se Miley ka patur gjithmonë dëshirë që të bëjë fëmijë, por tani nuk është e fokusuar në këtë gjë.