Modeles së njohur i griset fustani pikërisht gjatë kalimit në tapetin e kuq!

Showbiz

modelja tapet
Parakalimi në tapetin e kuq është një prej gjërave më të rëndësishme për VIP-at, të cilët vendosen në qendër të vëmendjes. Por në tapetin e kuq mund të ndodhë çdo gjë. Modelja ruse ‘plus-size’, Ylia Rybakova, është përballur me një incident të pakëndshëm gjatë parakalimit në tapetin e kuq në Kanë.

fustan tapet

Kur ishte duke parakaluar, bishti i fustanit të saj është shkelur nga dikush, duke bërë që e gjithë pjesa e poshtme e fustanit të binte në tokë. Ajo ka mbetur vetëm me të brendshme dhe është vënë në siklet, ndërkohë që personi që i shkaktoi incidentin i është afruar ta ndihmojë. Disa e kanë cilësuar këtë gjë si diçka të qëllimshme për të tërhequr vëmendjen.

\