Modeli shqiptar do të bëhet baba për herë të tretë

Showbiz

Modeli shqiptar, Alessio Alia ka dhënë lajmin e bukur se do të bëhet së shpejti baba për herë të tretë. Alessio prej vitesh jeton në Australi me bashkëshorten Katherine dhe dy fëmijët. Alessio zbuloi se fëmija i tretë do të vijë në jetë në muajin korrik.

“Po pres fëmijën e tretë të lindë në korrik. Faleminderit Zotit të madh për këtë dhuratë! Për mua, familja është ajo që çdo herë mendoj kur rikthehem në shtëpi nga turet, e pres me padurim rikthimin pranë saj. Mezi pres të puth gjithë familjen time, ngaqë ka 33 vite që më mungon familja ime dhe tani e shoh sa paskam humbur pa atë dashuri, që s’paska gjë më të bukur se dashuria”, u shpreh Alessio.