Murat Boz dhe Asli Enver ndërmarrin hapin e madh…

Showbiz

Çifti i njohur e kanë kthyer historinë e tyre të dashurisë si një serial të mirëfilltë. Mes shumë problemeve, ndarjeve e pajtimeve, më në fund ata kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ecur përpara dhe janë më të dashuruar se kurrë. Murat dhe Asli pritet të martohen së shpejti, ndoshta brenda muaji maj sipas mediave turke. Familjet përkatëse gjithashtu janë miqësuar me njëra-tjetrën dhe po i ndihmojnë dy të rinjtë të organizojnë ceremoninë martesore.

Së fundmi, Murat duket se ka vendosur të krijojë një “strehë të re dashurie”, ku pritet që çifti të shkojë të jetojë ndoshta pas martese. Ai ka blerë një vilë tepër të bukur dhe është duke i marrë me rregullimet e fundit të saj. Sipas miqve të Murat, kjo ishte pikërisht shtëpia që ai po kërkonte për të nisur kështu një jetë të re me Aslin. Vila ka një pamje përrallore dhe është ideale për një çift romantik, si Murat dhe Asli.