Murat Dalkiliç nuk ndalet: Sërish në krahët e vajzave të tjera, pas bashkimit me Hande!

Showbiz

tringhandemurat
Murat Dalkilic dhe Hande Ercel janë rikthyer bashkë dhe kjo gjë dihet tashmë. Por, duket se faza “post pajtimit” qënka goxha akoma më e vrullshme për Murat sesa periudha e tij si single. Vazhdimisht ai shihet në shoqërinë e vajzave të panjohura, duke bërë edhe skena jo fort të përshtatshme nëpër clube të ndryshme. Mbrëmjen e djeshme, është përsëritur e njejta situatë.

murat dalkil 125737AK

Murat ka qenë i shoqëruar nga dy vajza të panjohura për publikun dhe ka qendruar deri në orët e vona të mëngjesit me to. 3 të rinjtë janë parë teksa tregoheshin mjaft të afërt dhe më pas janë larguar së bashku nga lokali ku ndodheshin. Me kaq shumë vajza të ndryshme sa po e shohim Murat, tashmë është kthyer në një quizz gjetja e partneres së tij reale. Pas shumë mujash mundimi për t’u rikthyer me Hande, duket se Murat e ka harruar fare detajin që ka aktoren bukuroshe në krahë dhe vazhdon frekuenton nga një vajzë të re çdo ditë.

murat dalkil 125737UQ