Në albumin e ri të Tunës, Patrisi zbulon këngën e tij të preferuar!

Showbiz

tuna berisha
Në ditën dedikuar femrave, këngëtarja e njohur, Tuna, vendosi të promovojë albumin e saj të ri që mban emrin ‘Furtuna’. Një pjesë e miqve të saj dhe kolegëve pati fatin të dëgjonin interpretimin ‘live’ të këngëtares nga afër, ndërsa fansat e saj dhe publiku i gjerë pritën me padurim lançimin në ‘YouTube’.Ajo që ra në sy me publikimin e hiteve të Tunës ishte mbështetja e dukshme e partnerit të saj, Patris.

56354017 842039912804222 4076867134427234304 n

Ai ishte i pranishëm në çdo moment si pjesë e orkestrës shoqëruese, madje gjatë njërit prej klipeve çifti shkëmbeu një puthje. Ditën e sotme, Patris ka treguar me anë të disa videove se njërën prej këngëve të albumit ‘Furtuna’ e ka të preferuarën e tij. Bëhet fjalë për hitin ‘Nëse vdes e re’, të cilin Patris e dëgjon teksa drejton makinën. Pak sekuenca nga kënga, ai i ka ndarë me të gjithë ndjekësit me anë të postimeve në ‘Instagram’.