Një rol i luajtur nga Tom Cruise do të rivijë në ekran ky aktor turk

Showbiz

kicvanjdifgjeri

Kivanc Tatlitug është padyshim një nga aktorët më të mirë në Turqi. Pas përfundimit të serialit “Cesur ve Güzel”, ai do të vijë në ekran me një tjetër rol të rëndësishëm. Bëhet fjalë për serialin “Interview with the vampire” i cili u xhirua për herë të parë në vitin 1994 me protagonist Tom Cruise. Tashmë, i njëjti rol do të interpretohet nga aktori turk.

“Interview with the vampire” erdhi për publikun fillimisht si një libër nga Anne Rice. Ajo shkoi rreth 11 libra të njohur si “Kronikat e Vampirit”. Ja si është shprehur ajo për aktorin Kivanc Tatlitug:
“Gjithmonë më është dashur të flas për Lestat, personazhi i cili fillimisht është interpretuar nga Cruise, e tashmë nga Tatlitug. Fizikisht, ai duhet të interpretohet nga një burrë i gjatë, i pashëm. Gjithashtu, të dijë të tregojë personalitet dhe elegancë në të njëjtën kohë. Nuk e di se si do të vijë i interpretuar nga një aktor i cili flet me theks. Më pëlqen fakti që Kivanc tingëllon si francez kur flet. Besoj do ta sjellë shumë bukur”.