Një tjetër shtatzani në showbiz-in shqiptar: Këngëtarja së shpejti nënë për herë të parë!

Showbiz

7zani7
Anjeza Shahini, këngëtarja e njohur shqiptare, dha lajmin e bukur se shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin për pritjen e ëmbël e bëri të ditur vet këngëtarja, përmes një postimi në profilin e saj në “Instagram”, ku justifikoi edhe mungesën në rrjetet sociale.Megjithatë sapo zbuloi lajmin për të gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj, Anjeza pothuajse çdo ditë publikon diçka nga veprimtaria e përditshme.

dfhd

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi duke pirë një kafe, sigurisht pa kafeinë, për të evidentuar tek fetusi problemet e mundshme! Anjeza ka treguar se ky ndryshim i dietës dhe zakoneve nuk ka qenë aspak i lehtë për të. “Nuk është e lehtë të ndryshosh zakonet, por duket si diçka shumë natyrale kur ja vlen”- shkruan këngëtarja. Duke ditur se pas disa muajsh do mbajë në duar dhuratën më të bukur të jetës, sigurisht që çdo sakrificë ja vlen.

GFHGFHGFHFGJ