Një tjetër vajzë rrëmben zemrën e Mozzik…

Showbiz

mozzik lor

Ka qenë mbrëmja e djeshme që ka bërë baba reperin e njohur Mozzik dhe partneren e tij Loredanën. Shtatëzania e saj është zbuluar nga mediat pasi ata të dy nuk e konfirmuan apo lajmëruan asnjëherë. Lindjen e saj Mozzik preferoi ta lajmëronte nëpërmjet Instagramit ku shprehu dhe emocionet e mëdha që I kishte falur ai moment. Në mbishkrimin e saj, reperi shprehet:

MOZZ

“Emri më i bukur në botë BABË ! Faleminderit Zot për këtë dhuratë të shenjtë ! Mirë se erdhe në jetë Hana ime e vogël ! Nuk gjej as fjalë ta përshkruaj këtë ndjenjë,i përlotur duke puthur gruan time të dashur sot po i uroj lindjen e parë,e fëmijën e parë ! Do ju dua sa të kem jetë”, Loredana lindi në spitalin “Hirslanden Klinik St. Anna”, në Lucern të Zvicrës dhe vajza është quajtur HANA. Ndërkohë, urimet për çiftin kanë qenë të shumta nga ana e fansave të tyre.