Nurgül Yeşilçay dhe Afra Saraçoğlu, në një projekt ku takohen dy breza!

Showbiz

Lajme të mira vijnë për fansat e aktores Nurgül Yeşilçay. Pas përfundimit të xhirimeve për projektin e saj të fundit ku ylli i kinemasë turke, ndryshoi edhe lukun për t’u përshtatur me personazhin kryesor, u mësua se aktorja, ka firmosur një tjetër marrëveshje për një projekt të afërt. Kështu, pa shkëputje, aktorja ka filluar përsëri punën e cila duket se do të vazhdojë me ritëm intensiv. Ajo është duke u përgatitur për një projekt teatri këtë here, ku do të interpretojë së bashku me aktoren e re Afra Saraçoğlu, të cilën e kemi pare në serialin “Zonja Fazilet dhe të bijat” si personazhi i Exhe dhe që spikat si një nga emrat më të talentuar të brezit të ri. Subjekti që do të bëjë bashkë dy aktoret do të përqëndrohet në marrëdhënien e tensionuar midis një gjimnazisteje që rend për të eksploruar kënaqësitë e ndaluara të moshës dhe një gruaje që mbetet punonjësja e fundit e një lokali nate. Kjo shfaqje pritet të vijë pranë admiruesve të emocioneve që pushtojnë sallat e mëdha të teatrit, më 26 Nëntor.