Nurgul Yeslicay entuziasmon të gjithë me projektin e saj më të ri!

Showbiz

Aktorja e njohur së fundmi është përfolur vetëm për jetën e saj private. Mirëpo, duket se jeta profesionale rezervoka akoma më tepër surpriza të bukura për fansat e saj. Kohët e fundit, Nurgul është parë të kalojë tepër kohë në ambjentet e teatrit. Pas një mungese të gjatë, duket se aktorja është gati të sjellë në jetë projektin e saj të ri.

“Kam qenë prezente në teatër për një kohë shumë të gjatë. Përgjatë muajve në vazhdim, do të sjellim në teatër një vepër shumë të bukur që jam e sigurt do të mirëpritet nga fansat. Pas viteve në ekran, mendoj se është momenti i duhur t’i rikthehem magjisë së teatrit,” ka thënë aktorja.