Ozan Akbaba flet për risitë te personazheve të tij

Showbiz

Ozan Akbaba, aktori që famën dhe suksesin më të madh e fitoi me interpretimin e personazhit të Iljaz Çakërbejlit në serialin “Lugina e Ujqërve”, ka folur për ecurinë e projektit të ri në të cilin interpreton gjithashtu në rol protagonist.

Në deklaratën e tij, aktori u shpreh se është në dijeni se për shumë fansa që e ndjekin dhe pranojnë si personazhi i İljazit në serialin “Familja e Madhe”, interpretimi në projektin e fundit i cili është një rol tërësisht ndryshe mund të krijojë habi. “Duke qenë se e ushtroj këtë profesion, më duhet ta bëj mirë dhe t’i jap cilësi edhe personazhit që do të luaj pas atij të Iljazit. Jeta ime profesionale nuk mund të kufizohet vetëm te një rol identifikues. Më duhet të vazhdoj para, edhe nëse ndryshimet që do të shikoni te personazhet e mia do të jenë të shumta.” Aktori, i cili dukej në humor mjaft të mirë dukej se po kalonte një periudhë produktive dhe të sukseshme aq sa e fshinte edhe lodhjen në pamjen e tij.