Özge Özpirinççi hap zemrën: “Po jetoj ditët më të lumtura”

Showbiz

Özge Özpirinççi, aktorja e cila kujtohet me personazhe të shumta që i falen asaj famën e sukses, ndër to ai i personazhit të Baharit, në serialin “Grua”, i transmetuar nga Vizion Plus, së fundmi rishfaqet para kamerave e çlodhur, e freskët, me një natyrë sportive dhe si gjithmonë e dashuruar me jetën dhe njerzit e shtrenjtë. Ditët e fundit ajo ka folur për të tashmen e saj. Teksa po shijonte shëtitjen krah bashkëshortit, aktorit të njohur Burak Yamantürk dhe vajzës së tyre, tashmë dy muajsh e gjysmë Mercan, ajo nuk ka nguruar t’i jap përgjigje pyetjeve të gazetarëve. Në deklaratën lidhur me këtë ndjesi të re në jetën e saj, Özge tregoi se gjithçka po shkon shumë mirë dhe është duke jetuar ndoshta ditët më të lumtura të jetës së saj.  Ajo ka treguar se të gjithë u përshtatën shumë shpejtë me “jetën e re”, madje edhe Mercan! Por aktorja gjithashtu iu përgjigj edhe interesit të gazetarëve lidhur planet për rikthimin në sheshxhirim dhe projektet e reja: “Për momentin, prioriteti im është vetëm, Mercan. Por nëse do të ketë një ofertë tunduese, atëherë ajo do të vijë me mua në sheshxhirim”