“Magjistarët e krimit” vijnë në Tring Collection!

Programe

Në jetë duhet të mbani mend disa rregulla: Asnjëherë mos i besoni një krimineli, asnjëherë mos vidhni një hajdut, nuk ka nder midis keqbërësish…

Në një botë ku asgjë nuk është siç duket, duhet të jesh vigjilent e t’i besh sytë katër… Si thoni, jeni gati? “Magjistarët e Krimit” nga data 21 shkurt në Tring Collection! Ja filmat që do të ndiqni!

 

E hënë – 21 shkurt

Në strofullën e ujqërve – 21:00

Një grup grabitësish vendosin të sulmojnë Rezervën Federale të SHBA- së, një bankë të ashtuquajtur të padhunueshme që nuk mund të plaçkitet. Por, plani i tyre ndërpreritet nga një njësi elite përgjegjëse e udhëhequr nga Nick O’Brien, një oficer policie, i cili i ka ndjekur ato për një kohë të gjatë dhe i njohur për metodat e tij të shpejta dhe të dhunshme. Një luftë e vërtetë pa mëshirë fillon midis hajdutëve dhe gjurmuesve të tyre.

Mashtruesit – 23:30

Semi dhe Fordi drejtojnë një skemë mashtrimi kartash krediti, por kur vjedhin nga njeriu i gabuar, ata e gjejnë veten të kërcënuar nga një gangster sadist. Për të shpëtuar duhet të fitojnë 5 milionë paund dhe të kryejnë një grabitje diamantesh për të shlyer borxhin e tyre.

E martë – 22 shkurt

Gjeniu i arratisjes – 21:00

Doku e detyron Baby-n, një ish-shofer arratisjeje, të marrë pjesë në një grabitje, duke kërcënuar se do të lëndojë të dashurën e tij nëse ai refuzon. Por plani shkon keq kur tregtarët e armëve rezultojnë të jenë oficerë të fshehtë.

Kurthi – 23:00

Virxhinia, një agjente sigurimesh, niset për të kapur MacDougal, një hajdut që vjedh vepra të shkëlqyera arti. Për ta bërë këtë, ajo maskohet si hajdute dhe së bashku vjedhin objekte të çmuara.

E mërkurë – 23 shkurt

Mashtimet e Loganit – 21:00

Vëllezërit Logan, Jimmy dhe Clyde, planifikojnë një skemë për të grabitur me sukses një qark garash në Karolinën e Veriut duke arritur t’ju shmangen autoriteteve.

Grabitje në Paris – 2016

Kur hajduti i xhepave Michael Mason ngatërrohet me një terrorist përgjegjës për një shpërthim në Paris, agjenti i CIA-s Sean Briar duhet të zbulojë të vërtetën dhe t’i sjellë komplotistët e vërtetë para drejtësisë.

E enjte – 24 shkurt

Grabitje vdekjeprurëse – 21:00

Pasi humbën babanë e tyre nga një uragan në 1992, Will dhe Breeze përballen me kërcënimin nga një tjetër stuhi shkatërruese. Por këtë herë, ajo është e kombinuar me një grabitje të planifikuar nga hajdutët.

Zhdukje për 60 sekonda – 22:45

Memphis Raines, një ish i burgosur, kthehet në botën e krimit për të shpëtuar jetën e Kipit kur mëson se vëllai i tij përballet me kërcënimin e gangsterit Raymond Calitri.

E premte – 25 shkurt

Na ishte njëherë Steve McQueen – 21:00

Harry, së bashku me anëtarët e grupit të tij, grabitin një bankë që mban fondet e paligjshme të Presidentit Richard Nixon. Shumë shpejt, të gjithë anëtarët arrestohen përveç Harrit.

12 orë për të jetuar – 22:45

Will dhe Vincent bashkëpunojnë për një grabitje, por plani dështon, duke rezultuar në arrestimin e Will. Pas lirimit të tij, Vincent rihyn në jetën e Will-it duke kërkuar paratë e grabitjes, ndërsa mbikëqyret nga FBI.

E shtunë – 26 shkurt

Një hajdut sharmant – 21:00

Viola përfundon në një planet ku të gjitha gratë janë vrarë dhe të gjithë burrat mund të dëgjojnë mendimet e njëri-tjetrit. Atje, ajo takon Todin, i cili e mbron nga kthetrat e një kryebashkiaku të keq.

Hajduti i ndershëm – 22:45

Duke shpresuar për të arritur një marrëveshje, një grabitës profesionist pranon të kthejë të gjitha paratë që vodhi në këmbim të një dënimi të reduktuar. Kur dy agjentë të FBI-së e akuzojnë për vrasje, ai detyrohet të arratiset për të pastruar emrin e tij dhe për t’i sjellë para drejtësisë.

E diel – 27 shkurt

Grushti i piramidës – 21:00

Një grup burrash punëtorë bien pre e një mashtrimi nga një biznesmen i pasur. Të tërbuar dhe të dëshpëruar për hakmarrje, ata mblidhen dhe planifikojnë një grabitje kundër tij.

Plan i përsosur – 22:45

Organizatori i një grabitjeje bankare në Manhattan e ka planifikuar grabitjen në detaje. Një detektiv përpiqet të negociojë me të, por përfshirja e një ndërmjetësi e përkeqëson më tej situatën.