Paris Hilton flet për herë të pare për publikimin e videos së seksit…

Showbiz

pp hilton

Vite më parë, showbiz-i u trondit nga publikimi i videos së seksit të Paris Hilton me ish-të dashurin e saj Rick Salomon. “1 Night in Paris” ndryshoi tërësisht jetën e Hilton dhe për këtë ajo ka folur në filmin dokumentar të ri “The American Meme”. Kur foli për këtë çështje ajo u përlot pasi i kujtoheshin situata nga e kaluara, por arriti të fliste dhe të jepte deklaratën e parë pas kaq shumë vitesh. Si ishte që e gjithë bota të shihte një video aq personale të sajën?

ppp

”Realisht brenda natës, e gjithë jeta ime ndryshoi… çdokush po tallej me të. Nuk dola nga shtëpia për disa muaj. Ndihesha e turpëruar. Më dukej sikur të gjithë rrugës qeshnin me mua.”- është shprehur Hilton sipas “Decider”. E përlotur, mesa duket kjo gjë e shqetëson akoma. “Ishte sikur të më përdhunonin. Më dukej sikur humba një pjesë të shpirtit tim dhe u përfola për të në mënyra mizore dhe të liga.”- tregon më tej Hilton.

adeba182196df9d31347fbf4b9fc4ece

Ka kaluar shumë kohë që nga kjo ngjarje dhe iu deshën shumë vite që Paris të fliste për këtë çështje. Video është hedhur pa dijeninë e saj dhe kur flitet për këtë ajo ende preket dhe kjo është diçka shumë e trishtë pasi Paris nuk është femra e vetme nga e cila kanë përfituar në këtë mënyrë. Kim Kardashian ka qenë e vetmja që arriti ta kthente atë lloj situate në favorin e saj!