Hailey Baldwin nuk duron më, flet për martesën me Justin…

Showbiz

haileyyy

Kur je person publik, duhet marrë parasysh që përveç atyre që do të mbështesin dhe komplimentojnë, do të jenë të shumtë edhe ata që ofendojnë dhe shpifin për ty. Hailey është modelja e njohur të cilën tashmë e etiketojmë si “bashkëshortja” e Justin. Të mendosh që Selena Gomez, ish e dashura e Justin është një nga personat më të ndjekur në Instagram dhe ka numrin më të madh të fansave, është e pritshme që do urrehesh prej tyre. I vërsuleshin në komente dhe ofendonin Hailey-n, por erdhi një moment që ajo nuk e përballoi më në heshtje dhe vendosi të fliste lidhur me këtë çështje.

rs 827x1024 180830191103 1024 justin bieber hailey baldwin 083018

Është e vështirë të fokusohesh në mirëqenien tënde dhe shëndetin mendor kur sa herë që hap Instagramin dikush është duke sulmuar punën tënde ose lidhjen tënde ose domosdoshmërisht një nga gjërat në jetën tënde që janë positive. Thjesht nuk besoj se ne jemi të destinuar të jetojmë jetën kur ndikohemi kaq thjesht nga mendimi i një të panjohuri për diçka që s’ka të bëjë aspask em të. Duhet të hedhim një hap pas dhe të kuptojmë që duhet të shprehim më shumë dashuri dhe inkurajim për njëri-tjetrin në vend që vazhdimisht të sulmojnë dhe gjykojmë të tjerët. Dhe nuk do i lejoj njerëzit të më bëjnë të ndihem sikur po bëj diçka gabim kur jam thjesht duke shijuar jetën dhe duke qenë e lumtur.”- është shprehur Hailey.

download

Më pas, ajo shpjegoi dhe sesi të largohesh për pak nga Instagrami është gjëja më e mirë që mund të bësh: “Të qëndrosh larg Instagramit është gjëja më e mirë. Sa herë që bëj një pushim nga ai, ndihem shumë më mirë, shumë më e lumtur si person. Sekondën e parë që rikthehem pushtohem menjëherë nga ankthi, mërzitem dhe lodhem. Por mos më keqkuptoni, Instragrami është një aplikacion i mrekullueshëm dhe një mënyrë shumë e mirë për të qëndruar në kontakt dhe për të patur interaktivitet me të tjerët. Por negativiteti po “ulëret” shumë.” Njësoj si Hailey edhe shumë personazhë të tjerë kanë folur për këtë fenomen dhe ajo që ne na mbetet të kuptojmë është që duhet të jemi më pozitivë dhe më pak gjykues në rrjetet sociale.