Pas 11 viteve martesë, humba thesarin tim… Brad Pitt përlot të gjithë!

Showbiz

beadnahjdik

Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ishin çifti ikonë i Hollyuuood-it. Por, për fat të keq, pas 11 viteve martesë ata vendosën të divorcoheshin. Pasi ka kaluar “stuhia”, secili prej aktorëve kanë rimarrë jetën e tyre në dorë, tashmë duke dhënë edhe këshilla të bazuara nga eksperienca e tyre.
“Natyrisht, unë nuk jam ekspert. Pas humbjes së një gruaje që e doja dhe një martese 11 vjeçare, do doja që dikush të më këshillonte: Asnjëherë mos u ndalni! Asnjëherë nuk duhet të ndaloni së u takuar, së vlerësuari dashurinë e tjetrit.
Të merrni marrëdhënien tuaj për të mirëqenë. Kur vendosni të martoheni, i premtoni se ajo do të jetë personi që do ta mbante dhe mbronte zemrën tuaj. Ky është thesari më i rëndësishëm në jetën e një njeriu. I shenjtë madje! Kurrë mos e neglizho atë.
Bini vazhdimisht në dashuri me njëri tjetrin, me ndryshimet që pësoni me kalimin e viteve. Ju duhet të jeni zgjedhja e njëri tjetrit çdo ditë. Nëse se bëni këtë, ajo mund t’ia japë zemrën dikujt tjetër apo të mbyllet plotësisht dhe atëherë, nuk do të mundeni kurrë më ta rimerrni.
Luftoni gjithmonë për dashurinë e saj, ashtu siç keni luftuar për ta fituar në fillim. Shikoni gjithmonë më të mirën, mos u mundoni kurrë ta ndryshoni. Merrni dhe mbani përgjegjësi të plotë, për emocionet, mendimet, zgjedhjet tuaja.
Mos e fajësoni kurrë gruan tuaj nëse ju acaron. Jini të lumtur që ndjeni për të aq sa ajo vazhdon ende ta ketë atë efekt tek ju. Jini prezent, mbështeteni në çdo gjë. Bëjeni të qeshë dhe mësoni të lexoni çdo sinjal të sajin. Zgjidhni gjithmonë dashurinë! Është e vetmja armë që fiton në këtë jetë!

brad pitt