Pas dasme, Rona Nishliu nis muajin e mjaltit në vendin përrallor!

Showbiz

rona pushime
Këngëtarja shqiptare Rona Nishliu i dha fund beqarisë ditën e shtunë duke kurorëzuar me martesë lidhjen e saj me partnerin shumëvjeçar, Fiori. Një dasmë sekrete, të cilën arritëm ta merrnim vesh vetëm nëpërmjet një fotoje që qarkulloi në rrjetet sociale nga grimierja e saj.

rona isolla

Ndërsa ditën e djeshme ishte stilistja Flutura Dedinja, ajo që publikoi disa foto në Instagram nga ceremonia e dasmës së Ronës. Ndërkohë që ende këngëtarja nuk ka publikuar asnjë foto nga dasma e saj, nëpërmjet disa postimeve në Instastory ajo na ka treguar se ka nisur muajin e mjaltit.

isolla

Rona dhe Fiori kanë zgjedhur ishullin “Isola Bella” të Italisë për të kaluar muajin e tyre të mjaltit. Një ndër destinacionet turistike më përrallore, i cili adhurohet nga të gjithë.Nëpërmjet postimeve në Instastory Rona na ka treguar edhe pamjet e para nga ambienti ku po qëndrojnë.

Lexoni gjithashtu: Rona Nishliu sapo u martua dhe askush nuk dinte gjë për ceremoninë!