Pas ndryshimit të gjinisë, Caitlyn Jenner së shpejti drejt altarit!

Showbiz

caitlyn jenner
Bruce Jenner është babai i Kylie dhe Kendall Jenner, i cili u bë edhe më shumë i njohur pasi vendosi të ndryshonte gjininë. Tanimë nuk quhet më Bruce, por Caitlyn. 68-vjeçarja ka marrë një tjetër hap të rëndësishëm për jetën e saj, siç është martesa.

caitlyn

Vitin e kaluar, ajo u fotografua në Meksikë gjatë pushimeve me studenten transgjinore Sophia Hutchins, e cila është 47 vite më e re se Caitlyn. Ato u shprehën se nuk kishte asgjë mes tyre dhe se kishin një marrëdhënie si nënë e bijë. Por burime të afërta me to kanë bërë të ditur se Caitlyn dhe Sophia do të martohen së shpejti. Ceremonia e martesës do të zhvillohet në Malibu dhe do të jetë shumë private.

ciatlyn2