Shkëlzen Berisha uron Arminën për ditëlindje me këtë dedikim…

Showbiz

armina dtl
Ditën e djeshme blogerja e njohur Armina Mevlani festoi ditëlindjen e saj. Nëpërmjet fotove dhe videove të publikuara, bukuroshja na ka zbuluar surprizat që mori në këtë ditë të veçantë, ku më e bukura padyshim ishte ajo e partnerit Shkëlzen Berisha.

lule
“Lulet e mia të preferuara nga zemra ime. Ndihem kaq e vlerësuar”- ka shkruar Armina në videon e publikuar në ‘Instastory’, ku shohim një buqetë gjigande në formën e zemrës me lule ngjyrë rozë. Por duket se ai nuk është mjaftuar me kaq. Shkëlzeni nuk ka nguruar ti tregojë të dashurës së tij para gjithë ndjekësve rëndësinë që ajo ka në jetën e tij. “Gëzuar ditëlindjen perla më e bukur. Shkëlqefsh gjithmonë. Gëzuar ditëlindjen shpirt,”- ka shkruar Shkëlzeni në foton ku çifti shfaqet duke u puthur.

zeni