Lady Gaga bën ndryshimin më të madh dhe duket e adhurueshme!

Showbiz

lady
Lady Gaga njihet si një ndër artistet kontroverse dhe me një stil të veçantë. Megjithatë diçka që nuk ka ndryshuar shumë në pamjen e saj janë flokët e saj bjond. Por duket se këngëtarja ka vendosur të ndryshojë totalisht ‘look’ dhe në fakt ky ndryshim i saj është pritur mjaft mirë. Duke qenë se ajo merr pjesë në filmin “A star is born”, këngëtares i është dashur të ndryshojë pamje.

lady1

Flokët e saj tashmë janë ngjyrë kafe dhe mund të themi se Lady Gaga ngjan shumë herë më e re dhe më e freskët, duke qenë se dhe në fytyrë nuk ka pikë ‘makeup’-i. Në filmin “A star is born”, ajo luan rolin e Ally dhe në trailer thuhet se ajo është një tekstshkruese dhe jo një këngëtare, sepse njerëzit pëlqejnë zërin por jo pamjen e saj. Lady Gaga duket shumë e lumtur për këtë eksperiencë dhe ka treguar se mezi pret që të gjithë ta shohin në këtë rol të ri.

lady gaga