Pas pandemisë, shihni ç’bëjnë aktorët e serialit “Stambolli i Pamëshirshëm”!

Showbiz

“Stambolli i Pamëshirshëm” është një ndër serialet më të ndjekur e më të pëlqyer të kinematografisë turke. Një histori ku Agah Karaxhai është një sipërmarrës i suksesshëm, i cili ka marrë në ngarkim nipin e tij pas vdekjes së të vëllait. Një tragjedi e papritur e shndërron atë në paraplegjik dhe Agah vuan shumë dramën e Nedimit, të cilin e do me shpirt. Një sërë ngjarjesh ndodhin në këtë serial duke lidhur përpara ekranit të gjithë shikuesit!
Periudha e pandemisë i karantinoi të gjithë dhe kjo bëri që xhirimet e shumë serialeve të ndërpriteshin, ndër to edhe Rejan, i cili një javë më parë u rikthye në xhirime. Gjithashtu, Stambolli I pamëshirshëm duket se ka rinisur xhirimet dhe për këtë kanë ndarë edhe një video ku aktorët shfaqen tepër të entuziasmuar! Sipas rregullave të vendosura nga Kanal D, të gjithë personat të cilët ishin të rinj në staf duhet të bënin analiza të ndryshme. Për më tepër mund të shihni videon e mëposhtme:

Serialin  e ndiqni çdo ditë nga e hëna në të premte ora 20:10 Jolly HD dhe 21:00 në 3 Plus!