Pas sulmeve të shpeshta kundër bashkëshortit, Adelina Tahiri i del në mbrojtje dashurisë së saj!

Showbiz

adelina insta
Adelina Tahiri ka folur për ndryshimet në jetën e saj pas lindjes së djalit. Por ajo ka folur dhe për lajmet e komentet mbi martesën e saj me bashkëshortin maqedonas dhe më të madh në moshë.

burriadelina

”Uh nuk është e lehtë, sidomos për një femër shqiptare nuk është aspak e lehtë. Por një njeri i fortë i përballon të gjitha, sidomos një njeri i lumtur dhe me përkrahje të madhe. Kjo është fakt nga vetvetja, që nëse mua do ma kishte thënë dikush vite më parë, kisha thënë ” unë kisha vdek”. Por jo. Kur je e dashuruar nga koka te këmbët dhe ke përkrahje e dashuri, përballon çdo gjë. Bëhesh më e fortë.”- ka rrëfyer Adelina.Dhe në fakt, ajo ndan shpesh me ndjekësit momente të lumtura me bashkëshortin e saj, sepse përballë dashurisë së tyre komentet negative duken se nuk kanë vlerë.