Pasioni i Burak Ozcivit e bën aktorin të shpenzojë shifra marramendëse!

Showbiz

burak 14
Burak Ozcivit prej kohësh ka treguar se ka një pasion të madh për makinat. E duke qenë një aktor i suksesshëm, me të ardhura të majme, sigurisht që mund të përballojë të blejë automjete të shtrenjta. Mirëpo, Burak nuk majftohet vetëm me blerjen e tyre. Miqtë e tij kanë treguar se Burak së fundmi ka blerë disa makina, në shtete të ndryshme ku ka udhëtuar. Më pas, ai i çon makina në Stamboll, në një servis të besuar dhe u bën atyre modifikime nga më të ndryshmet.

MV5BMzhkNTgwYWEtYjc3Mi00N2QwLTk1MTYtOTUzNzY3OTRiMGQyXkEyXkFqcGdeQXVyNDg4MjkzNDk. V1 UY317 CR340214317 AL

Megjithatë, aktori është treguar mjaft i zgjuar. Edhe pse së fundmi ka shpenzuar plot 200 mijë dollarë për 3 makina, ai ndoshta mund të dyfishojë vlerën e tyre. Duke qenë se makinat modifikohen sipas dëshirës së tij, Burak i përdor ato për një periudhë të caktuar kohore dhe më pas i ri-nxjerr në shitje. Sigurisht, me një çmim shumë më të lartë sesa çmimi fillestar që ka paguar për t’i blerë ato. Epo në këtë rast, mund të themi që pasioni i tij ndoshta kthehet në një biznes frytdhënës në të ardhmen.