Për pak ditë ka koncert në Tiranë, Daddy Yankee bën këtë simbol!

Showbiz

daddyyy
Këngëtari i hiteve ‘reggaeton’, “Dura”, “Gasolina” e “Despacito”, është gati të japë shfaqjen e tij të parë në Tiranë. Sheshi “Skënderbej” do të transformohet për një super koncert me Daddy Yankee. Lajmin sapo e ka konfirmuar edhe vetë këngëtari nëpërmjet një videoje të publikuar në ‘Instagram’.

dadyy

Nëpërmjet saj ai ju tregon fansave se tashmë ka ardhur koha të vijojë turneun në shtetet e Europës. Mes shumë vendeve të cilët përmendi si, Italia, Belgjika apo Franca ai thotë edhe emrin e vendit tonë. Koncerti do të mbahet më 27 korrik dhe me siguri ky do të jetë një nga eventet më të rëndësishme të vitit.