Përfundon sot në Tring sezoni i dytë i «Nusja nga Stambolli», çfarë do të shihni në episodet e fundit?

Nusja nga Stambolli

nusjafund

“Nusja nga Stambolli” ka qenë një ndër serialet më të pëlqyer në Tring. Pas një kasti të mrekullueshëm aktorësh, fshihet historia e vërtetë e një djali nga Bursa dhe gruas me të cilën ai ra në dashuri. Asli Enver dhe Ozcan Deniz kanë ardhur për muaj me radhë në ekranin e Tring si Sureja dhe Faruk. Historia e tyre na ka mbajtur të mbërthyer pas ekranit por sot do të kemi mundësi të ndjekim fundin e sezonit të dytë serialit tonë të preferuar.

istanbullu gelin sezon2 fragman 710x480

Ja çfarë do të ndodhë në 3 episodet e fundit të këtij sezoni të cilat mund t’i ndiqni sot në orën 21:00 në Jolly HD.

Policia arreston Fikretin për gjetjen e lëndës narkotike në avionin e linjës Boran. Kush e ka futur në kurth Fikretin? Faruku dyshon që Gozde mund të jetë e implikuar në vendosjen e lëndës narkotike në avionin e linjës Boran. Pas vendimit të gjykatës për Fikretin, Syreja detyrohet të hyjë para kohe në sallën e lindjes.

Ademi nuk e kapërcen dot traumën pas vetëvrasjes së nënës së tij. Syreja lind, por ç’problem ka e vogla e saj që sapo ka ardhur në jetë? Të gjithë janë të lumtur në shtëpi kur e vogla vjen në shtëpi, ndërkohë Fikreti vazhdon të qëndrojë në burg.

Dilara ka një surprizë për Ademin. A do të dalë Fikreti nga burgu? Boranët braktisin vilën e tyre aq të çmuar. Nusja nga Stambolli duket se ka gjetur vendin e saj përgjithmonë.