Personazhet publike që u bënë prindër gjatë 2018-ës!

Showbiz

7zan2018
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa u bënë prindër për herë të parë më 8 Tetor 2018. Dyshja u bënë prindër të një vogëlushi i cili lindi në maternitetin “Koço Glozheni” në Tiranë. Vogëlushi lindi i shëndetshëm, peshonte 3 kg e 400 gr dhe mban emrin Kajan.

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku
Xhensila dhe Besi u bënë prindër për herë të parë më 12 Korrik 2018. Ata u bënë prindër të një vogëlusheje të cilën vendosën ta quanin Ajka. Një emër shqiptar me një histori interesante. Besi shprehet se kur ishte fëmijë mezi priste të konsumonte Ajkën e qumshtit dhe kjo i kujton shijen më të mirë të fëmijërisë.

besi
Ozcan Deniz dhe Feyza Aktan
Aktori i njohur i “Nusja nga Stambolli” Ozcan Deniz dhe gruaja e tij Feyza Aktan u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën Kuzey.

1911423 940x531
Kristen Durst dhe Jesse Plemons
Çifti i famshëm i aktorëve Kirsten Dunst dhe Jesse Plemons kanë mirëpritur në jetë fëmijën e tyre te parë. 35-vjeçarja solli në jetë një djalë. Ajo konfirmoi shtatzëninë e saj në Janar nëpërmjet një seti fotografik për markën “Rodarte”.

rs 1080x1920 171213125115 1080 jesse plemons kirsten dunst pregnant 121317
Loredana dhe Mozzik
Cifti i showbizit shqiptar më 18 Dhjetor 2018 u bënë prindër për herë të parë. Ata u bënë prindër të një vajze të cilën vendosën ta pagëzonin më emrin Hana.

auto mozzik1545218908