Po bën gati shtëpinë e re, por Adelina Tahiri do të largohet nga Maqedonia!

Showbiz

ad tahiri
Kohët e fundit, Adelina Tahiri po e shijon shumë ndërveprimin me ndjekësit në rrjete sociale, duke rrëfyer shpesh herë detaje interesante nga jeta e saj. Ditën e djeshme këngëtarja pranoi në një “video live” se ishte lodhur nga komentet që i adresoheshin për operacione plastike në një kohë që nuk kishte bërë asnjë të tillë, por vetëm një mbushje të buzeve.

adelina tahiri

Ndërkohë, ditën e sotme ajo ka mbajtur sërish një “video live” në profilin e saj në Instagram, dhe këtë herë ka rrëfyer disa plane për të ardhmen. Adelina ka pranuar se së bashku me familjen e saj kanë ndërmend të zhvendosen nga Maqedonia, ku po jetojnë aktualisht. Ajo tha se Austria ështe vendi ku ajo po planifikon të zhvendoset për të jetuar në vazhdim, ndaj edhe po e frekuenton shpesh kohët e fundit.